Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka deklaruar se regjistrimi i diasporës duhet të bëhet nga KQZ dhe jo nga ministria e Diasporës, apo ajo e Jashtme.
Këtë deklaratë Hajdari e bëri teksa ishte e pranishme në Komisionin për Politikën e Jashtme, ku u bë pjesë e diskutimit për 'Buxhetin 2020'. Ndër të tjera, Hajdari e ka quajtur një manipulim të shtetit shqiptarë nëse regjistrimi i diasporës bëhet nga ministria e Jashtme.
“Nuk duhet të jetë në kompetencën e ministrisë së Jashtme për tu bërë ky lloj regjistri. Ka ardhur një propozim që të bëhet nga KQZ, pra të jetë një organ i pavarur që të merret me regjistrimin e diasporës dhe mos merret shteti shqiptar. A do ketë këtu një shkelje kompetencash dhe kjo është një çështje serioze. Ne po parashikojmë që në zgjedhjet e 2021 të kemi diasporën të votojë në këto zgjedhje. Nëse shteti shqiptar do bëjë regjistrimin e diasporës atëherë do ishte një lloj manipulimi që ti bëhej këtij adresari dhe mund bëheshe një shkelje këtu. Prandaj është parashikuar që kjo kompetencë ti jepet KQZ dhe mos merret shteti me regjistrimin e diasporës." tha Hajdari.
Ndër të tjera gjatë fjalës së saj, Rudina Hajdari hodhi kritika ndaj minisistrisë së Jashtme dhe asaj të Diasporës duke thënë se janë jashtë realitetit dhe se nuk kanë akordancë me institucionet e tjera.
"Edhe me ca shikoj unë, edhe me prezantimin e Majkos, ministrit të Diasporës, ju nuk keni fare akordancë me njëri-tjetrin. Jeni komplet jashtë realitetit, dmth nuk e kam parë kurrë ministrinë e Jashtme të menaxhohet në këtë mënyre, jeni komplet jashtë realitetit, nuk dini çfarë po bëni.
A jeni të konsultuar me ministritë e tjera, a e dini çfarë po bëni apo jo?”- tha Hajdari.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor, 22:07
-
Kaosi/ Braçe: Benzina vdekjeprurëse, të ndëshkohen! Majko: Dogjët selinë e PS, s'ka ndodhur as në luftë
17 Tetor, 11:29
-
Pandeli Majko akuzon kolegët e PD: Më thoni pse dogjët selinë e PS me molotov? S’ka ndodhur kurrë, as në luftë!
17 Tetor, 10:19
-
‘Jo ditë për të hapur shampanjën’ Opozita: Negociatat drejt BE, hap i vonuar!
15 Tetor, 15:59
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Homazhe në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon Berisha në arrest shtëpie! E bija mesazh prekës nga SHBA
12 Shtator, 14:42
-
Listat e hapura, deputetët e PS për Report Tv: Nuk ndihemi të rrezikuar, sfidë edhe për partitë e tjera
12 Shtator, 13:34
-
VIDEO/ Pandeli Majko shtyn gazetaren shtatzënë para hyrjes në Parlament, Tabaku-Zhupa: Të merren masa! Majko kërkon falje në sallë
12 Shtator, 11:24
-
26 vite nga vrasja e babait të saj, Rudina Hajdari: S’do ta di kurrë çfarë ndodhi vërtetë, por jam e bindur se ishte vrasje politike
10 Shtator, 19:37
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator, 12:19
-
Çfarë marrëdhënie ka Rudina Hajdari me vjehrrën? E zbulon vetë partneri i ish-deputetes
21 Gusht, 19:20
-
Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)
15 Gusht, 16:17