'Koalicioni i opozitës fatalitet politik!' Rudina Hajdari apel: Të gjitha palët të fillojnë negociatat

'Koalicioni i opozitës fatalitet politik!' Rudina Hajdari apel: Të gjitha palët të fillojnë negociatat

Kryetarja e grupit të ri parlamentar demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari, i bën apel të gjithë aktorëve politikë, që të ulen dhe të gjejnë gjuhën e dialogut për t'i dhënë fund krizës dhe për pjesëmarrje në zgjedhje. Koalicionin e opozitës ajo e quan një fatalitet politik. Megjithatë, nuk lë pas edhe kritikat ndaj qeverisë, sipas së cilës indiferenca ndaj kësaj krize, është edhe një nga arsyet pse situata ka arritur deri këtu, me opozitën jashtë parlamentit dhe në bojkot të zgjedhjeve administrative.

Ajo thotë se për të ardhmen e Shqipërisë, të gjitha palët duhet të ulen në tryezë bisedimi për të gjetur zgjidhje.

"Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e shikoj si një fatalitet politik. Nga ana tjetër, indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjendjeje. Sa nuk është vonë të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur", shkruan Rudina Hajdari në rrjetin social Twitter.

PD-LSI dhe aleatët e Bashës nuk kanë më mundësi ligjore për tu regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, edhe nëse qëndrimi i tyre politik do të ndryshonte papritur. Dje ata firmosën marrëveshjen e një koalicioni zgjedhor, që në fakt ka synim të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve përsakohë kryeministër është Edi Rama. Dje ishte afati i fundit i regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të forcave politike për tu regjistruar pjesëmarrëse në zgjedhje. Megjithatë, siç situata politike në Shqipëri ka treguar, nuk është çudi që në moment të fundit, edhe në përfundim të afateve ligjore, palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për tu futur në zgjedhje, siç ndodhi në 2017-ën pas paktit mes kryeministrit Rama dhe liderit demokrat Basha, me 7 ministra teknikë të zgjedhur nga PD.

"Të gjithë demokratët e ndershëm, dhe të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur"

Ky është një apel i përsëritur i Rudina Hajdarit, pasi edhe një ditë më parë nënjë reagim të ngjashëm në rrjetin social Facebook, shkruante se nëse kjo krizë politike do vazhdojë edhe pak, do e çojë vendin në greminë.

"Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës, ku ndër të tjera theksohet fakti i mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 Qershorit, e shikoj si një fatalitet politik. Nga ana tjetër, indiferencën e mazhorancës qeverisëse për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjendjeje.

Natyrisht që kriza politike nuk lindi muajt e fundit, kur deputetët e opozitës ndërmorën veprimin e djegies së mandateve. Kjo krizë ishte në thellësi të mentalitetit “old school”, të drejtuesit të maxhorancës, i cili ndoqi drejtimin antikushtetues të “mohimit qënësor”, ose të “mohimit ekzistencial” të opozitës, duke gllabëruar të gjithë pushtetet kushtetuese të pavarura, duke shtrirë influencën në brendësi të organeve të drejtësisë, dhe duke mos lënë as hapësirën më të vogël për të bërë opozitë konstruktive.

Përdorja e pushtetit dhe instrumentet e shtetit, për të blerë vota dhe median, për të goditur kundërshtarët politikë duke e trajtuar opozitën si “armiku” që duhet të shkatërrohet, po e fut vendin në një kaos ku autorëve po i vjen dita e gjykimit.

Kjo krizë në qoftë se do të vazhdojë edhe pak do ta çojë vendin në greminë, dhe politikanë të papërgjegjshëm, po përpiqen t’ia faturojnë shpatullave të lodhura të shqiptarëve nga aventurat politike “të të zgjedhurve”.

Sa nuk është vonë, të gjithë demokratët e ndershëm, dhe të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur", përfundoi Hajdari.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 24/04/2019 20:55

    ca i duket vetja kesaj? zdi me lexu

    Përgjigju
  • emiljano: 24/04/2019 20:06

    pse nuk u bere bashke me astrin patozin ne formimin e opozites se re ?apo te bertiti mami apo dashnori i mamit ? tani ske asnje te drejte te korigjosh te tjeret..rri urte aty se edhe ti familja e saliut je

    Përgjigju
  • Shqiptari: 24/04/2019 19:50

    Or keto jane me budallenjte qe gjenden ne Europe, po kush garanton se dhe pas zgjedhjeve sikur te humbin, perseri te bejne te njejten gje? Paten deri min. e Rendit ne zgjedhjet e 2017-s dhe prap doli se nuk jane te sakta. Ikni or debila mos hyni, do matet perqindja e votuesve dhe do e tregoje se sa ndjekes keni..

    Përgjigju
    • USA: 24/04/2019 20:30

      ÇA MERENI ME KETE FYÇKEN QE IMBAHET GOJA KUR FLET,E BIJA E BANDITIT DHE E .... DO BEJ POLITIKE

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë