Rudina Hajdari: Komisioni i Venecias faktoi qëndrimin e opozitës, Meta shkeli Kushtetutën

Rudina Hajdari: Komisioni i Venecias faktoi qëndrimin e opozitës, Meta shkeli Kushtetutën

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari thotë se komisioni i Venecias faktoi qëndrimin e opozitës parlamentare se Presidenti Ilir Meta shkeli Kushtetutën.

"Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që Opozita Parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e tij nëpërmjet zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit. Cili ka qenë dhe është qëndrimi i Opozitës Parlamentare?

Pro rezolutës për shkelje dhe tejkalim kompetencash të Presidentit të Republikës, por kompetenca për të vendosur nëse ajo shkelje ishte një shkelje e rëndë ose jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.

Sot e në vijim, ne, Opozita Parlamentare, në bashkërendim dhe me përkrahjen e Aleatëve Ndërkombëtarë do të vijojmë rrugën që kemi nisur drejt një Shqipërie Europiane, me një reformim në drejtësi, në sistemin zgjedhor, dhe plotësimin e kërkesave drejt hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE" tha Rudina Hajdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 28/09/2019 01:52

    Zonje nuk flas per tete Ate se njoh nga afer eshte shume me i ri se mua , Per cilindo qe u vra barbarisht dhe nga ato qe bejne pervjetorin e tet Ati jane Hienat qe vune gishtin dhe e vrane Por Cerdhja e manipulimeve dhe bandidismit Shqipetar lindi ne ate Organizate Fashiste qe kerkon or perdor emrin demokraci ,Juve te Qeverise dhe si Opozite ju lind se pari detyra dhe e drejta te hiqni nga Qeveria ate super bandit dhe mashtrues i te gjithe pislleqeve qe beri per 30 vite ai kumanda KOMUNIST DHE NJE HERE E MIRE ATO kRYMA QE THIRRIN PER NDERSHMERI E TE LIRA.Duhet Kombi dhe Shqipetaret te largojne nga selia gjoja blu keta bandite qe krijojne gjithcka per ti rrembyer Popullit edhe nje here ate qe bene per 25 vite Keto Ulkonja skane vend me VETEM SPAK e DREJTESIA ESHTE ILACI I FUNDIT QE TE QETESOJE KOMBIN E POPULLIN E LODHUR DHE RRASKAPITUR PER 30 VITE , Berisha Meta ,Lulushi e Monika jane stermullari i te gjithe padrejtesive qe i eshte bere Popullit.Asnje nga ajo kaste e helmuar sduhet te marre ne dore me fatet e Kombit e Popullit . Premtimet e tyre jane boshe . Se fundi Popullit nuk i duhet te humbe kohe me me keto ish Bushtra qe thone jemi VIRGJERUAR

    Përgjigju
  • Hinglsteri: 27/09/2019 22:56

    Meta shkeli kushtetuten duhet shkelur me kembe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren