Rudina Hajdari flet për herë të parë për krijimin e partisë: Çdo forum të ri e shoh si hapësirë për demokratizim

Rudina Hajdari flet për herë të parë për krijimin e partisë: Çdo forum të ri e shoh si hapësirë për demokratizim

Rudina Hajdari

Rudina Hajdari flet për herë të parë pas lajmit se është duke formësuar një formacion të ri politik nën singlën “Bindja Demokratike”. Hajdari shprehet se çdo forum i ri politik është një hapsirë për demokratizimin e politikës që ka lodhur shqiptarët për 28 vite.  

Hajdari deklaron se ky lajm është dhënë në kushtet e “psikiatrisë politike”, pasi nuk ka dhënë asnjë deklarim personalisht në lidhje me kryesimin e një forumi të ri që po krijohet, te cilin ia atribuojnë asaj.

"Çdo moment ndjek me vëmëndje dhe ndjeshmëri, përpjekjet që bëhen për zhvillimin dhe prosperitetin e jetës politike në vend. Krijimin e çdo forumi të ri politik, e shikoj si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente që ka përfshirë vendin dhe gjithsecilit i uroj rrugëtim të mbarë dhe suksese në përpjekjet e tij.

Është e kuptueshme se Shqiptarët janë tejet të lodhur e të shqetësuar nga kjo politikë e mërzitshme dhe e dëmshme 28 vjeçare prandaj krijimi i një alternative të re, të vërtetë dhe shpresëdhënëse që ka për qëllim interesin publik, përfaqësimin qytetar dhe një politik-bërje të re me standarte perëndimore do të ishte një iniciativë për t'u gëzuar.

Ajo që më bën përshtypje në kushtet e “psikiatrisë politike” ku jemi futur është fakti që personalisht, pa dhënë asnjë deklarim apo pa ndërmarrë asnjë iniciativë lidhur me këtë, më cilësojnë si kryesuse të një forumi të ri që po krijohet, por nga kontaktet që zhvilloj anë e mbanë vendit, dhe kudo ku ka shqiptarë të ndershëm, duke respektuar dhe festat e Pashkëve, nuk jam shprehur më parë.

Pak ditë më parë, në deklarimin që bëra në Parlament, shpreha vullnetin e grupit që kryesoj dhe ky do të mbetet angazhimi im kryesor. Natyrisht, në rrugëtimin që kemi nisur, prania e demokratëve të ndërshëm dhe gjithë atyre që aspirojnë një demokraci të vërtetë, do të jenë mbështetja e jonë.

Shqiptarëve u duhet "një elitë e re politike" dhe ne e konsiderojmë një obligim parësor, përgatitjen e një formule të përshtatshme përfaqësimi politik, në mënyrë që deputetët dhe të zgjedhurit t'i caktojnë qytetarët dhe jo kryetarët e partive. Ka shumë modele që mund ta realizojnë këtë qëllim, që nga sistemi i pastër mazhoritar, e deri tek ai proporcional kombëtar me lista të hapura nëpërmjet të cilave shpresojmë të nxjerrim jashtë të gjithë elementët e korruptuar që vijnë nga bota e krimit, që me drejtimin e mazhorancës qeverisëse, e kanë futur vendin në një drejtim pa shpresë dhe të ardhme", shkruan Hajdari.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 22/04/2019 15:10

    Pyes veten a do jete ne gjendje te vendos para drejtesise dhe nenen e vet (mendoj se dhe ajo do beje pjese ne kasten e gjyqtarve te korruptuar) nese do ishte e nevojshme ??? Gjithsesi me kembe te mbare,do i duhet shume durim dhe pune

    Përgjigju
  • Hallall: 22/04/2019 14:27

    Hallall moj goce qe po i con per skrap funderrina si Berisha Basha & CO

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 22/04/2019 13:17

    BRAVO E MADHE.KURAJUA QE PO TREGON BALLAS FYTYRAVE TE VJETRA E TE EGRA NE PD JEP SHPRES PER NJE POLITIKE NDRYSHE NE 29 VITE KU KUVENDI ISHTE KTHYERE HE NJE WC POLITIKE. -SIÇ PO DUKET KE FUTUR NE ANKTH SHUME POLITIKAN TE DEGJENERUARE NE VITE KU KAN VJEDHYE,SHKATERRUARE E VRAR MBI 20.000 NJERZ PERFSHI EDHE BABAIN TEND PER PUSHTET E PARA.JU DUHET TA DINI MIRE SE KUSH E NXORI NE PRITE E KUSH E VRAU ATE NE 14 SHTATOR 1998 DHE SI U PERDOR KUFOMA E TIJ.JU DUHET TE KERKONI VEÇ TJERASH EDHE KETE VRASJE POLITIKE. -JU NE PARTIN TUAJ DUHET TE PERZGJIDHNI NJEZ TE MIRE NE TE GJITGA PIKPAMJET DHE JO NGA SERVOLET QE KAN RRETHUARE SALINE NE GJITH KTO VITE TE TRANZICIONIT TE VESHTIRE TE SAJUAR NGA VET AI ME QELLIM SHKATERRIMIN E VENDIT NEN UDHRAT E TE TJERVE ARMIQ BRENDA E JASHT KUFUJVE TANE. -KERKO MBESHTETJEN E TIPIT SI MAJLINDA BREGU,BAMIR TOPI,ZEF BROZIT,ETJ,POR JO TE JOZIT(DIZINJATORJA) APO TE IMAMIT,BODES,SALIANIT,ALIBEUT,PALOCES ETJ. -JU DUHET TE INSISTONI NE : 1-NDRYSHIMIN E KIDIT ZGJEDHOR ME LISTA TE HAPURA 2-TE ZGHIDHEN JO ME SHUME SE 100 DEPUTET 3-PRESIDENTI TE ZGJIDHET NGA POPULLI.ETJ.

    Përgjigju
    • Arbëri: 22/04/2019 14:50

      Të lumt zonja Hajdari !!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen