Rudina Hajdari bashkëkryetare e Komisionit Zgjedhor! Balla: Si më tregonte Spaho vjedhjen e votave nga LSI (VIDEO)

Mazhoranca dhe opozita e re parlamentare, do të nisin së bashku rrugën për reformën zgjedhore, ku pika më e fortë e saj pritet të jetë ashpërsimi i dënimit për shit-blerjen e votës, dhe një kërkesë e opozitës për ndryshimin e sistemit duke propozuar modelin e listave të hapura.

Në këtë seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë votoi ngritjen e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili nga 18 anëtarë, ka një numër më të reduktuar, 12 anëtarë, me pjesëmarrje të barabartë nga mazhoranca dhe dy grupet e reja parlamentare, atij demokrat të kryesuar nga Rudina Hajdari, dhe atij të deputetëve të pavarur, Nimet Musai. 

Ndryshimet për komisionin e Reformës Zgjedhore,. u miratuan me 90 vota pro, një kundër, një abstenim, 7 pa votuar

Rudina Hajdari, e cila u caktua bashkëkryetare e komisionit së bashku me Damian Gjiknurin nga PS, sot në seancë plenare tha se grupi i demokratëve do të propozojë ndryshimin e sistemit, ndërsa u ndal veçanërisht në tre amendamente.

Marrjen e masave dhe ashpërsimin e dënimeve për të luftuar shitblerjen e votës;
Eliminimin e çdo forme të keqpërdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore;
Marrjen e masave të duhura për transparencën e procesit të hartimit dhe publikimit të listave të zgjedhësve.

Tre amendamentet e opozitës së re

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i bëri apel anëtarëve të rinj të komisionit që të lënë mënjanë flamurin e partisë dhe të punojnë për reformën zgjedhore, e cila veç rekomandimeve të OSBE-ODHIR që është themeli i saj, prite të shtojë edhe garantimin e votës së emigrantëve.

"Të ketë një diskutim të hapur me të gjithë aktorët politik në vend", tha Balla në apelin e tij.

Në një linjë me Rudina Hajdarin ai tha se duhet ashpërsuar ndëshkimi shit-blerja e votës,ndërsa nuk ndali sulmin ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke e cilësuar partinë "me damkën më të turpshme të blerjes së votës". Referuar paralajmërimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha , dhe jo vetëm, për një përsëritje të '97-ës dhe pengim të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, Balla tha se do të ndëshkohen me 8 vite burg, kushdo që tenton të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve.

Megjithatë, ai nuk la pa përmendur edhe apelin e përsëritur ndaj opozitës tashmë jo parlamentare, PD-së, për tu bërë pjesë e reformës zgjedhore. "Paraardhësve u kam thënë merrni një letër të bardhë dhe shkruajeni si të doni reformën zgjedhore dhe ne do ta miratojmë, sepse e rëndësishme është që të zgjedhjet të jenë të lira  dhe demokratike", - tha Balla.

Edhe në komisionin e ri për reformën zgjedhore, PD-së, i është lënë një vend bosh në rolin e vëzhguesit në procesin e Komisionit parlamentar që ka një mandat 6 mujor, deri në nëntor. Kjo do të thotë se ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor  nuk do të mund të futen në fuqi në zgjedhjet e 30 qershorit të cilat PD, LSI dhe disa aleatë të Bashës i kanë bojkotuar.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:45
Përbërja e Komisionit të ri Zgjedhor, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri bashkëkryetar

Anëtarët e pozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore nga 18 anëtarë që ka pasur në të shkuarën, do të ketë 12 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita e re.

Anëtarët e PS-së do të jenë Vasilika Hysi, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni e ndërsa nga opozita e re do jenë Rudina Hdajri, Muslim Murrizi, Nimet Musai, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti. Ky i fundit themelues i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i cili këtë të enjte u betua si deputet.

Bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS dhe Rudina Hajdari nga grupi demokrat.  Afati i fundit është deri në datë 28 nëntor, përfshirë dhe ndryshimin e sistemit. 

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore
Ora 13:24
'Spaho i PD-së më tregonte cdo natë si LSI-ja vidhte votat në Elbasan' (VIDEO)

PD-ja pak ditë më parë firmosi koalicionin opozitar zgjedhor me LSI-në dhe 8 parti të tjera. Marrëveshja përgënjeshtroi qëndrimin e 18 muajve më parë të Bashës, që akuzonte si pjesë te tepsisë LSI-ne dhe PDIU-ne.  ''PDIU-ja e Idrizit është një kopje e zbehtë e LSI-së, që ka parë modelin e një partie klienteliste dhe ka ndërtuar modelin e vet klientelist. LSI Shpk, PDIU tezgë. Janë parti Shpk, janë parti tezgash...'' thoshte lideri demokrat asokohe.

Marrëveshja e koalicionit opozitar u ironizua fort nga shumica në dy ditët e fundit, ndërsa Balla sot nga foltorja e Kuvendit tregoi edhe bisedat me Edmond Spahon në 2017 lidhur me LSI-në dhe blerjen e votave. "E para se gjoja zgjedhjet e 2017 paskan qenë të vjedhura. Cdo natë të fushatës së 2017 kisha një bisedë me kryetarin e grupit të PD-së, Edmond Spaho që më tregonte se si histori pa fund të LSI-së që vidhnin dhe blinin vota në Elbasan.

Nuk kam sesi të mos ta them, si ka mundësi se në zgjedhjet e 2017 paskan qenë vjedhur dhe opozita u kujtua ta denonconte dy vite më pas. Ndërkohë që nuk kishte asnjë ankimin të asnjë shkelje. Të shtatë anëtarët e KQZ ku opozita kishte shumicën dhe kryetarin e KQZ votuan pro
" tha ai.

Ora 12:51
Çfarë parashikon ligji kur pengohet zhvillimi i zgjedhjeve?

 


Neni 326 i Kodit Penal

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla paralajmërimeve të opozitës së bashkuar se nuk do të lejojnë që të zhvillohen zgjedhjet, i është përgjigjur duke cituar nenin 326 të Kodit Penal. Ky nen parashikon për këdo që dëmton me dashje materialet Zgjedhore burg nga 6 muaj- në 5 vite burg, e ndërsa për ata që cenojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, parashikohet 3 deri në 8 vite burg.

"Kush hakërrehet nëpër sheshe apo nëpër rrugë se në Shqipëri nuk do të zhvillohet dot zgjedhje, duhet ta dijë se nuk kamë më budallenj që duan të bëjnë burg për Sali Berishën apo Lulzim Bashën, për të dëmtuar një fletë votimi ose kuti votimi e të shkojë e të bëjë deri në 8 vite burg. Kush guxon të dëmtojë me dashje materiale Zgjedhore thotë neni 326 i Kodit Penal dënohet nga 6 muaj- në 5 vite burg. Ndërsa kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë sjellë pavlefshmërinë e tyre apo kanë cenuar rezultatin e votimit dënohet me burg nga 3 deri në 8 vite burg. Nuk ka më budallenj", tha Balla.

Ora 10:33
Thirrjet e Berishës për një '97-të të dytë, Balla: S'ka budallejnë që bëjnë burg për Salën dhe Lulin

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë thirrje për nisjen menjëherë nga puna për Reformën Zgjedhore, pasi i plotësua Komisioni i Posaçëm me emrat e rinj nga opozita. Nga foltoja e Parlamentit, Balla tha se PS, ka kusht të vetëm votën e shqiptarëve jashtë vendit, e ndërsa sa i përket propozimeve të tjera është gati t'i miratojë, për aq kohë sa do të sjellin mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme.

"Është një moment i rëndësishëm për rivijimin e punës për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Unë do t'i nxisja të gjithë anëtarët e komisionit që të lënë mënjanë flamujt e partive, por të punojnë për një reformë, duke adresuar rekomandimet e OSBE ODIhr dhe hulumtuar të gjitha mundësitë për të bërë një reformë zgjedhore. Të ketë një diskutim të hapur me të gjithë aktorët politik në vend. Nuk kishim asnjë kusht. Paraardhësve u kam thënë merrni një letër të bardhë dhe shkruajeni si të doni reformën zgjedhore dhe ne do ta miratojmë, sepse e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Të fillojmë punën për të ashpërsuar dënimet lidhur me pjesën negative të zgjedhjeve, atë të shitblerjes së votës. Nga LSI në grup të pavarur, partia që ka damkën më të turpshme të blerjes së votës. Shumë mirë që deputetët kërkojnë bashkëpunim për të luftuar shitblerjen e votës", tha Balla.

Duke iu kthyer përgjigje deklaratave të ish- kryeministrit Sali Berisha, për një '97-të të dytë, deputeti tha se shqiptarët kanë ndryshuar dhe se është e pamundur që të ripërsëritet ajo pjesë e historisë.

"Dua të kujtoj kush hakërrehet në sheshe apo rrugës se në Shqipëri nuk ka më budallenj në Shqipëri që të bëjnë burg për Sali Berishën apo Lulzim Bashën, që të dëgjojnë Lulin e Monikën. Zgjedhjet nuk janë të PS. Qesharake duket historia që nënkryetari i PD sulmon vendin për partikraci, i ka pasur të gjitha mundësitë për ta ndryshuar këtë, Partisë nënë thuaji që Patozi është i juaji jo i ynë. Ne s'e mbështesim, është kundërshtari jonë. Nga ta dimë ne që nuk është punë e Sali Berishës? Le t'i ashpërsojmë edhe më tej dënimet për çdo kënd që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, 5 vite burg për këdo që tenton të pengojë votuesin që të votojë. Të fillojmë punën menjëherë pa humbur kohë me qëllim që gjithçka që duhet ta kishim bërë deri më tani, dhe që lidhet me nevojën që Shqipëria ka, ka kishte realizuar, nuk e bëmë dot me paraardhësit tuaj në listat e deputetëve, por sigurisht ju jeni deputet tërësisht legjitim. Po jua rikujtojmë, nuk insistuam ta vendosim si kusht: vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, për të cilin menjëherë pasi të mbarojnë zgjedhjet vendore. Nuk ua dhamë dot, Hasit që jetojnë në Londër të votojnë për kryetarin e bashkisë së Hasit. Janë më shumë se 1/3", përfundoi Balla. 

Ora 10:29
Rudina Hajdari: Tre amendimet e opozitës së re për ndryshimin e sistemit zgjedhor

Rudina Hajdari, kryetare e grupit të ri parlamentar demokrat, tha sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë se grupi i saj do të nisë punën për të pasur gati në javët në vijim një plan për reformimin e sistemit zgjedhor. Ajo foli për nevojën e një diskutimi publik në lidhje me këto ndryshime, të cilat do të reflektohet në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Rudina Hajdari paraqiti disa nga ndryshimet kryesore që grupi i saj parlamentar do të parashtrojë në komisionin e ri për Reformën Zgjedhore, mandati i të cilit është 6 muaj.

"Futjen e ndryshimit të sistemit, arritje shumë e madhe për opozitën dhe vendin. Ju garantoj se gjatë mandatit të këtij komisioni do bëjmë të pamundurën t'i arrijmë objektivat që kemi rënë dakord edhe me grupin e mazhorancës. Përtej adresimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, kemi detyrë të garantojmë proces të rregullt zgjedhor, për të eliminuar shit-blerjen e votës, përdorimin e fondeve publike, dhe masa për mbrojtjen e listave zgjedhore dhe çdo tentativë manipulimi. Do bëjmë të pamundurën si grup parlamentar i ri të zgjidhim këto çështje. Kemi 30 vjet që kontestojmë zgjedhjet, ne duhet t'i garantojmë qytetarëve zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk është objekt i pamundur, çdo gjë është e mundur nëse kemi vullnetin e duhur, ne do t'ja dalim. Do bëjmë të pamundurën të hapen diskutimet publike për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do hartojmë planet në javët në vijim", tha Hajdari

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 26/04/2019 10:19

    Pse ato dosjet me pergjime ishin per LSI ?

    Përgjigju
  • Edi: 25/04/2019 16:16

    Po ju mor zotni a keni hyp ne detyr me marr hakun e partive tjera si kan vjedh votat apo me punu e me drejtu vendin , pa na trego I qik Po ju si i vodhet ne 2017 ose na trego projektin si do i vidhni tashi.

    Përgjigju
  • Dritan G.: 25/04/2019 13:00

    Tani kemi një Parlament më të mirë. Ata duhet të marrin një vendim që LSI dhe PD duhet të organizojnë takime politike në 'Sukth' ose 'parkun e energjisë' që ata krijuan. Ata nuk duhet të shqetësojnë punimet në Tiranë.

    Përgjigju
  • Erti: 25/04/2019 11:24

    Boni nje reform si Maqedonia tpakten tdali rezultati i votimit mbas 2 oresh se na skalitet jemi i vetmi vend qe rezultati zgjedhjeve del mbas 1 jave,edhe Ukraina me gjith ate popull nje tu mbyll votimi për 2 ore doli rezultati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit