TIRANË- Pas betejës 10 ditore, deputetja e opozitës Rudina Hajdari shërohet nga COVID-19. Testi i cili bëri rezultoi negativ. Këtë lajm e dha vetë Hajdari në një postim të bërë nga rrjeti i saj social Facebook, ku edhe ka shprehur se do t'i rikthehet menjëherë aktivitetit normal.
Deputetja në fund të postimit, i bënë apel qytetarëve që të kujdesen për veten edhe për familjet e tyre pasi siç theksojë edhe vet ky nuk është një virus i lehtë.
"Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t'i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin.
Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë", shprehet ajo në rrjetin e saj social Facebook
Lajmi kryesor: