Rudina Hajdari: Opozita e re i shërbeu vendit duke qendruar në Kuvend! Nuk do lejojmë që Reforma Zgjedhore të kthehet në pazar

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, njëherazi bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore demokrat, Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk do të lejojë që Reforma Zgjedhore të kthehet në një pazar të radhës mes PD dhe PS. Ajo tha se e drejta për zgjedhur nuk duhet t'i mohohet shqiptarëve dhe ndoshta duhet theksuar edhe përmes një referendumi.

"Në këtë kuvend janë marrë vendime të rëndësishme politike si dhe një vendim që kishte të bënte me të ardhmen e vendit tonë, për të ndaluar copëtimin e tij. Kjo ngjarje e rëndësishme na bën të reflektojmë për vitin që kaluam, një vit mjaft i vështirë për politikën në vend. Angazhimi ynë në parlament ka qenë kyç dhe i ka shërbyer vendit. Pavarësisht përbaltjes për të delegjitimuar këtë kuvend, puna jonë po vijon të japë frytet e saj. Besoj se i kemi shërbyer vendit tonë. Disa cinikë vazhdojnë ta paragjykojnë këtë vendim tonin. Mendoj se dalja nga kjo krizë duhet të vijë përmes reformave, si ajo në drejtësi si dhe ajo zgjedhore. Angazhimi ynë si deputetë në Kuvend dhe Komisione ka qenë pikërisht që ne të hapim debatin e madh për ndryshimin e sistemit. Unë dua të falenderoj të gjithë, përfshijë këtu edhe opozitën parlamentare. Kjo reformë nëse mbështet nga SHBA, BE d nuk duhet të mbetet peng në retorikë dhe të kthehet në alibi për një pazar të radhës. Ajo duhet të kthejë besimin te vota. Dua të shpjegoj pse u ula në atë tryezë. Dua të garantoj që ajo reformë të mos abuzojë me besimin e shqiptarëve që ata të jenë në gjendje të zgjedhin dhe jo të votojnë. Ne nuk do bëhem bllokues për integrimin e vendit por nuk do lejojmë që kjo reformë të kthehet në pazar. Angazhimi ynë do të jetë në funksion të kësaj axhende dhe në bashkëpunim me BE dhe SHBA do i japim formën e duhur. Shqiptarët po përjetojnë një krizë të thellë mendimi dhe besimi. Zhvillimi ekonomik vijon të mbetet peng i krizës politike. Reforma Zgjedhore duhet të bazohet tek vullneti për t'i dhënë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur, duke e theksuar ndoshta edhe përmes një referendumi. Shqiptarët kanë pritshmëri të larta dhe duhet t'i japim besimin institucioneve ashtu si shqiptarët e meritojnë, që të ndalim njëherë e mirë emigracionin. Dua t'i kujtoj shqiptarëve që e drejta e tyre në parlament të rikthejë besimin", tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

Zgjidhet kreu i ILD-së! Ruçi: Sesioni i punëve të mbaruara, hapim negociatat para majit 2020


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda