Partia Socialiste vendosi që Komisionin hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ta drejtojë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Komisioni do të ketë nëntë anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita. Komisioni do të shkojë për votim në Kuvend në datë 8 Korrik në orën 18:00, pra ditën e hënë, të javës që vjen. Sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku surprizë ishte qëndrimi i kryetares së grupit Demokrat në parlamentin e Shqipërisë, Rudina Hajdari, e cila pavarësisht kritikave të forta kundër kreut të shtetit në muajt e fundit, kërkoi shtyrjen e ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij. Hajdari deklaroi në përfundim të mbledhjes se arsyet që e dërguan për një vendim të tillë janë mungesa e Gjykatës Kushtetuese por edhe për të shmangur pështjellimin e krizës politike, që më shumë e shikon si konflikt personal Rama-Meta. Ajo tha se komisioni mund të ngrihet në një moment tjetër kur situata politike të jetë qetësuar dhe të jetë ngritur Kushtetuesja duke shtuar se do të tërhiqet nga diskutimi të hënën për këtë cështje.
"Sapo përfunduam takimin e konferencës së kryetarëve dhe në fakt propozova shtyrjen e ngritjes së komisionit hetimor, pasi nuk kemi një gjykatë Kushtetuese dhe nuk është koha e duhur. Nga ana procedurale nuk e ndaloj dot, por nuk kemi pse nxitohemi. Nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën mund të vërtetohet kur të kemi Kushtetuesen. Sa i përket seancës së të hënës kemi kërkuar që të tërhiqemi nga diskutimi për një seancë që është bërë, se patëm një rezolutë që diskutua për Presidentin. Kjo e pështjellon situatën dhe konfliktin mes Ramës dhe Metës, që e shohim si personal. Komisioni të shtyhet kur të kemi një situatë më normale, kur të kemi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese" tha ajo.
Por kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh i vendosur për ngritjen e komisionit. "Në zbatim të plotë të Kushtetutës jemi në fazën kur është shqyrtuar nga komisioni i Ligjeve nisma e 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit Meta. Në këtë fazë raporti i shkon Kuvendit, kishim një diskutim për këtë cështje. Sipas rregullores, Kuvendi diskuton raportin dhe në rast se miratohet procedura vijon më tej dhe me miratimin e raportit ngrihet komisioni hetimor për evidentimin e shkeljeve dhe më pas komisioni paraqet në Kuvend raportin përfundimtar që në rast se merr mbështetjen e 94 deputetëve miraton shkarkimin dhe certifikimin e bën Gjykata Kushtetuese. Të tre grupet parlamentare do të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision. Jemi në zbatim të përpiktë të afateve Kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit për të çuar më tej këtë kërkesë, e cila sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e Presidentit. Kuvendi i Shqipërisë vijon procedurën normale dhe sapo kemi filluar punën intensive parlamentare të Kuvendit" tha ai.
Balla iu shmang pyetjes nëse shumica kishte piketuar emrat të rinj për postin e Presidentit. "Sot e rëndësishme është që të merrni lajmin që Kuvendi vijon procedurën normale dhe dua të them që sapo kemi filluar punën intensive parlamentare, nesër kemi një seancë të rëndësishme" tha ai.
I pyetur mbi deklarimet e fundit të Metës, ai tha se 'Reagimin e kam bërë të qartë dje, sot jemi në procedurën e shkarkimit'.Gjithashtu Balla sqaroi se shumica nuk është tërhequr nga ndryshimet në Kodin Penal për ndëshkimin e personave që dënohen për krimet zgjedhore. "Grupet e opozitës kanë kërkuar më shumë kohë, nuk jemi tërhequr. Jam i bindur që ndryshimet do të kalojnë".
Në fund ai i kujtoi opozitës jashtë Kuvendit vendin që kanë të Komisioni i Reformës Zgjedhore. "E hapur mundësia që PD-ja të ketë përfaqësuesin e saj në komisionin e reformës zgjedhore, që bashkëkryesohet edhe nga Rudina Hajdari. Jam i bindur që komisioni do të bëjë një punë shumë të mirë brenda afati" përfundoi ai.
Shyrja e shkarkimit do te thote zvarritje kot jepini jete jetes politike ne vend.
PërgjigjuKa te drejte Hajdari. Gjykata Kushtetuese krijohet me minimumi 6 anetare. 3 gjygjtar i zgjedhe presidenca. Po te votohet shkarkimi ne parlament I presidentit atehere rezikohet qe per vete Gjykaten Kushtetuese te kete dyshime lighshmerie. Lereni presidentin te zgjedhe 3 gjygjtaret pa e shkarkuar dhe pastaj shkarkojeni. Vetem keshtu Gjykata ka mandat të padiskutueshem. Do te ishte ideale nese vete te zgjedhurit e presidentit e votojne shkarkimin e tij. FP
PërgjigjuZonje eshte fatekeqesi te jeni ju deputete ne parlament.C'fare lidhje ka moj zonje hetimi parlamentar me ekzistencen ose jo te Gjykates Kushtetuese.Perse nuk do te nxitohesh moj zonje?Qe presidenti ka shkelur kushtetuten e di edhe bufi.Beje ti hetimin si komision hetimor se deri sa ta votoje ose jo kuvendi jane ngritur gjykatat kushtetuese dhe ajo e larte.Mos hetimi nga ana e parlamentit verteton me ose pa dashje qe presidenti ka patur te drejte kur ka shkelur kushtetuten dhe do te krijoje precedentin qe presidenti mund te beje c'te doje dhe nuk i hyne gjemb ne kembe.Goce ta ka mesuar mami shprehjen popullore se po e le miun te te kaloj nen hunde nje here ai e ben rruge dhe do te kaloj vetem nga ajo rruge.Nuk dole ne konkluzione nga marreveshja e 2017 ti?Apo nuk ke kuptuar pse doli Luli nga parlamenti dhe nuk u fut ne zgjedhjet vendore.Zonje ju jap nje keshille,dorezo mandatin sepse te ulesh ne dy karrige eshte sport i veshtire vecanerisht per ju.
PërgjigjuJe e vogel akoma z. Hajdari se keta keshtu bejne sherre ne fill se duke bere sherre dhe lufte politike te detyron tu qe mos e mbledhesh komisionin per shkarkim. Prandaj vazhdoni proceduat se do filloj prap lufta politike ne cdo raste qe te filloj komiosioni jane taktikat e tyre per sherre me qellim te mos gjykohen qofte edhe neper gjykata. Nga ku tolerim ata luajne deri sa te harrohet. Dhe nuk eshte denuar asnje politikan. Duke vazhduar mbyllet edhe kriza politike
Përgjigjue nxorri koken edhe kjo.... te mos shtyhet eshte loje e ilirit kjo edhe e PD
Përgjigju