Rudina Hajdari, kryetare e grupit të ri parlamentar demokrat, tha sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë se grupi i saj do të nisë punën për të pasur gati në javët në vijim një plan për reformimin e sistemit zgjedhor. Ajo foli për nevojën e një diskutimi publik në lidhje me këto ndryshime, të cilat do të reflektohet në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore.
Rudina Hajdari paraqiti disa nga ndryshimet kryesore që grupi i saj parlamentar do të parashtrojë në komisionin e ri për Reformën Zgjedhore, mandati i të cilit është 6 muaj.
"Futjen e ndryshimit të sistemit, arritje shumë e madhe për opozitën dhe vendin. Ju garantoj se gjatë mandatit të këtij komisioni do bëjmë të pamundurën t'i arrijmë objektivat që kemi rënë dakord edhe me grupin e mazhorancës. Përtej adresimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, kemi detyrë të garantojmë proces të rregullt zgjedhor, për të eliminuar shit-blerjen e votës, përdorimin e fondeve publike, dhe masa për mbrojtjen e listave zgjedhore dhe çdo tentativë manipulimi. Do bëjmë të pamundurën si grup parlamentar i ri të zgjidhim këto çështje. Kemi 30 vjet që kontestojmë zgjedhjet, ne duhet t'i garantojmë qytetarëve zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk është objekt i pamundur, çdo gjë është e mundur nëse kemi vullnetin e duhur, ne do t'ja dalim. Do bëjmë të pamundurën të hapen diskutimet publike për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do hartojmë planet në javët në vijim", tha Hajdari
Lajmi kryesor:
Rudina Hajdari bashkëkryetare e Komisionit Zgjedhor! Balla: Si më tregonte Spaho vjedhjen e votave nga LSI (VIDEO)
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.2%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8823
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor 2024, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor 2024, 22:07
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27