Rudina Hajdari uron nga studioja e Report Tv të vëllanë, Azemin: Sot mbush 23 vjeç dhe është shumë i gjallë! Tregon ambiciet e tij në politikë

Deputetja Rudina Hajdari në një intervistë për Report Tv ka uruar "live" vëllain e saj Azem Hajdari i cili sot ka ditëlindjen dhe mbush 23 vjeç. Për ambicien e tij në politikë, Rudina Hajdari thotë se është ende herët për diçka të tillë, por këtu shton se ai është një i ri me shumë energji.

"Dua të shfrytëzoj këtë rast ti uroj ditëlindjen Azemit. Ai sot mbush 23 vjeç dhe ai është një fëmijë, unë e quaj fëmi se është vëlli im i vogël por është shumë i gjallë dhe çdo gjë vjen me kohë dhe do të doja ta shijonte këtë pjesën që është i ri. Por që është një nga mbëhstetësit e mi kryesore bashkë me kirin dhe të dy janë shumë mbështetës ndaj kësaj lëvizjeje të re. Kanë qenë pjesë e realizimit dhe kanë shumë besim  te motra e tyre", tha Hajdari.

Gjatë intervistës deputetja shtoi se vëllezërit e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj në politikë dhe angazhimin në "Nismën Thurje".

 

 


Lajmi kryesor:

Hajdari në Report Tv: Yuri Kim ka kuriozitet për ecurinë time politike, kemi marrëdhënie të shkëlqyera! Kemi filluar zyrtarizimin e Nismës Thurje, dua të kandidoj në veri


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt