Rudina Magjistari lajmëron policinë

Rudina Magjistari lajmëron policinë
Prezantueses së njohur të ekranit Rudina Magjistari dy ditë më parë i ka ndodhur një incident, i cili e ka detyruar të lajmërojë policinë. Ajo ka hasur vështirësi gjatë kalimit në rrugën “Myslym Shyri”, pasi një automjet kishte parkuar në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin. Magjistari ka qëndruar mbi 20 minuta në rrugë duke i rënë borisë e duke pritur që personi të lironte rrugën por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Më pas ajo është detyruar të njoftojë efektivët blu, ndërhyrja e të cilave ka qenë e panevojshme pasi personi në pronësi të automjetit ka liruar rrugën. E këshilluar nga forcat blu për të depozituar një kallëzim prezantuesja simpatike ka preferuar t’a lërë këtë çështje pa vepruar më tej.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)