Rudina vs Fevziu: Cili është konkurrent më i fortë për Jonida Shehun?! (VIDEO)

Me një eksperiencë 17-vjeçare Jonida Shehu është sot një nga gazetaret e njohura të ekraneve shqiptare. Shumë emisione televizive dhe mbi të gjitha shumë të ftuar kanë kaluar në sitën gazetareske të Shehut.

Aktualisht ajo është moderatore dhe autore e programit “Soiree” në Top Channel, por vite më parë ajo ka prezantuar programin “Pasdite në Top Channel”.

E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli”,  moderatorja e njohur Jonida Shehu, është pyetur për konkurrencën që ka patur me Rudina Magjistarin, por edhe për “rivalin” e saj aktual, Blendi Fevziu .

"Ishte një fat që kur unë moderoja pasditen në “Top Channel”.”  Nuk kam arritur të jem perballë Rudinës si ndodh tani, pasi në atë kohë ne kishim përballë një telenovelë indiane, ndërsa me Blendin sigurisht kemi qenë në të njejtin orar pjesën më të madhe ,por mendoj që secili nga ne ka atë tunelin e tij”, është shprehur Jonida.

“Ky vit ka qënë një vit me skandale ,pas muajit të dytë të programit filluam të kishim një audiencë më të mirë , është shprehur ajo duke theksuar se shtoheshin njerëzit që donin ti shmangeshin politikës”.

Soiree ka nisur sezonin e dytë në Top Channel dhe këtë vit, Jonida Shehu do të përballet me orarin e prime-time.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)