Rudina Xhunga pushimet
e para si nënë me Alanën

Rudina Xhunga pushimet<br />e para si nënë me Alanën
Sezoni i ri televiziv i emisionit të saj “Shqip” nis në 9 shtator, por ndërkohë gazetarja e njohur Rudina Xhunga këto ditë të nxehta të gushtit i ka kaluar në bregdetin e jugut, ku ka zgjedhur si vend ideal relaksi Himarën.






Rudina mbylli vitin e 15-të si drejtuese televizive, një vit i cili pati shumë surpriza të bukura për të pasi u bë nëna e një vajzë të bukur, e cila tashmë është 6 muajshe. Rudina gjatë gjithë kohës së shtatzënisë e kaloi në ekran bashkë me Alan të cilën e kishte në bark, madje edhe pas lindjes ajo e shoqëroi të ëmën në disa emisione.



Në Tuiter Rudina ka postuar disa foto me të voglën nga pushimet, po çdo ditë e më shumë vajza duket se i ngjan të atit, analistit të njohur Dritan Hila. Bashkë me të  në këto pushime janë edhe prindërit e gazetares së njohur, ku shihet se janë kënaqur duke u kujdesur për Alanën e vogël, gjë e cila i ka kujtuar Rudinës fëmijërinë e saj. Madje në foto ajo ka shkruar “ para 40 vjetësh ata më mbanin mua, kështu siç mbajnë sot time bijë”.   


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin