TIRANE- 42 vjet më parë, Rukije Goga nga Kruja, e nisi si traditë familjare punën në tezgjah për të ndihmuar familjen, por edhe për ta mësuar si një zanat. Sot, ajo është pjesë e projektit që nxit orientimin e grave dhe vajzave drejt punimeve artistike, sidomos atë të tezgjahut.
Edhe pse për vite me radhë ajo ka punuar në shtëpi në bashkëpunim me vjehrrën e saj, Rukija tregon se nga ana financiare ja kanë dal gjithmonë. “Kam punuar së bashku me vjehrrën për vite me radhë, me porosi, por edhe me modele që na i kanë pëlqyer. Ka qenë një punë e lodhshme, por ama përsa i përket anës financiare nuk ia kemi shtri dorën njeriut”- tregon Rukija.
/Shqiptarja.com