"Ruleta e penalltive" lë jashtë Interin nga kupa Italiane

pamje gjatë ndeshjes mes Laziot dhe Interit

Ëndrra e Interit për të fituar kupën e Italisë janë ndërprerë mbrëmjenn e sotme pas humbjes ndaj Lazios.

Koha e rregullt 90 minutëshe përfundoi me rrjeta të paprekura, të dyja skuadrat patën shumë raste të mira për të shënuar. Lacio ishte e para që gjeti portën kundërshtare duke shënuar me anë te Imobile në minutën 108.  

Në minutën 120 Zikaltërit do të barazonin shifrat me anë të një 11 metërsh-i i realizar mjeshtërisht nga Mauro Icardi.

Pas përfundimit të kohës së rregullt dhe asaj shtesë, e gjithë ndeshja bie në dorën e fatit ku ruleta e penalltive përcakton fituesin e ndeshjes.

Ishte “guardiani” kuq e zi ai që dha firmën e fundit për fatin e ndeshjes, super  forma e Strakoshës bënë të mundur që ai të presë dy gjuajte nga skuadra e Interit. Ai priti penalltinë e dytë të realizuar nga Lautro Martinez, dhe penalltinë e Raxha Naigolan e cila ishte e fundit për Interin.

Interi mbylli ëndrrat e tij për kupën e Italisë por nga ana tjetër mesa duket Lazio më e vendosur se kurr po bëhet që javën tjtër të përballet me skuadrën tjetër Milaneze, Milan-in.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë