/ATSH-AFP/ - Ministria rumune e Brendshme njoftoi sot kapjen e një anijeje në Detin e Zi me 70 imigrantë të paligjshëm në bord, pjesa më e madhe sirianë dhe irakianë.
"Mes imigrantëve të shumtë në këto anije peshkimi, që vinin nga Turqia, ndodheshin shtatë fëmijë përfshirë këtu dhe një bebe pesë muajshe dhe 20 gra", sipas komunikatës.
Anija me flamurin rumun po drejtohej drejt plazhit ku ajo u gjend në vështirësi për shkak të erërave të forta dhe një deti të egërsuar.
Imigrantët e paligjshëm kanë shpëtuar dhe janë shoqëruar deri në portin Constanta për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sipas rojave bregdetare bëhet fjalë për përpjekjen e dytë të këtuj lloji në harkun kohor të dy viteve.