BUKURESHT, 17 nëntor /ATSH-AGERPRES/ - Presidenti i sapozgjedhur rumun, Klaus Johanis i kërkoi sot parlamentit që ta abrogojë ligjin për amnistimin e korrupsionit, çka do të përshpejtonte plotësimin e premtimeve të fushatës së tij parazgjedhore dhe do ta qetësonte Bashkimin Evropian, që është i shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit në vend.
"Do t'ju bind se Rumania është serioze, se është e sigurtë dhe partnere afatgjate", deklaroi Johanis në një konferencë shtypi.
Johanis, 55 vjeç, gjatë fushatës parazgjedhore premtoi se do ta ruajë pavarësinë e sistemit gjyqësor në Rumani dhe përparimin e brishtë të arritur në luftën kundër korrupsionit.
Johanis i kërkoi gjithashtu parlamentit rumun të merrte në konsideratë kërkesat e prokurorëve për sigurimin e autorizimeve për fillimin e hetimeve për disa deputetë./ a.jor.