BUKURESHT, 10 korrik /ATSH-Agerpres/ - Administrata Kombëtare rumune e Motit (AMN) ka lëshuar sot dy paralajmërime serioze (kodi i verdhë) për destabilitet atmosferik duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme deri në mbrëmjën e së dielës, që prek kështu shumicën rajoneve të Rumanisë duke përfshirë dhe bashkinë e Bukureshtit. Sipas parashikimit, në intervalin 10 korrik (08:00)-11 korrik (09:00), një numër prej 35 qarqesh do të ndikohen nga paqëndrueshmëria atmosferike, sidomos në Crisana, Banat, Oltenia dhe rajonet malore. Do të ketë shira të rrëmbyeshëm, rrufe të shpeshta, erë që do të kthehet në stuhi dhe breshër. Sasia e ujit do t'i kalojë 20-25 litra për metër katror. Më 11 korrik në pjesën veriore të Rumanisë do të ketë paqëndrueshmëri të lartë atmosferike, ku janë parashikuar rrufe të shpeshta, stuhi dhe breshër. Sa i përket të dy paralajmërimeve, specialistët e ANM-së mund të theksojnë se ky lloj destabiliteti mund të përfshijë edhe pjesën tjetër të territorit, por në intervale të shkurtra kohore./ /k.ll/ a.jor.
/Shqiptarja.com











