BUKURESHT - Ministri i Jashtëm rumun, Teodor Malescanu dha sot dorëheqjen pas akuzave sipas të cilave zgjedhjet presidenciale u organizuan qëllimisht keq për votuesit jashtë vendit për të ndikuar kështu në rezultatin përfundimtar të tyre.
Mijëra rumunë që jetojnë jashtë vendit ishin të pakënaqur me organizimin e këtyre zgjedhjeve si edhe me radhët e gjata përpara qendrave të votimit në konsullatat dhe ambasadat e Rumanisë në të gjithë Evropën.
Dorëheqja e Malescanut vjen pas asaj të paraardhësit të tij, tetë ditë më parë, Titus Corlatean, i përballur edhe ky me të njëjtat akuza.
Të dielën e kaluar radhë të gjata me rumunë ishin në pritje të votimit në Paris dhe Torino, ku u desh edhe ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës për vënien e rregullit.
Rreth katër milionë rumunë jetojnë jashtë vendit, veçanërisht në Itali dhe Spanjë./ATSH/
/Shqiptarja.com