/ATSH-AFP/ - Parlamenti rumun hodhi poshtë pothuajse njëzëri një projektligj të kundërshtuar mbi amnistinë, prej të cilit do të kishin mundur të përfitonin shumë politikanë, dy ditë pas zgjedhjeve presidenciale.
Projektiligji u hodh poshtë me 293 vota.
Një deputet votoi pro dhe një tjetër abstenoi.
Ky projektligj, kritikuar nga shoqëria civile dhe nga kancelaritë perëndimore, parashikon veçanërisht amnisti për të ndaluarit e dënuar deri në gjashtë vjet burg, përveç veprave që përfshijnë akte dhune.
Në kuadër të këtij projektligji, disa ish-ministra, deputetë apo gjyqtarë aktualisht në burg për korrupsion mund të lihen të lirë.