KRAJOVE (Rumani), 29 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri socialdemokrat rumun, Victor Ponta njoftoi sot kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në muajin nëntor duke premtuar një projekt kombëtar për një Rumani të fuqishme.
"Kam bindjen se ne do të fitojmë në muajin nëntor. Jam gati për pesë vjet, për 10 vjet, për të bërë një Rumani ashtu si nuk është bërë që prej shumë kohësh", theksoi kryeministri në Krajovë, para rreth 5 000 militantëve të PSD-së.
Ponta theksoi se do t'i japë fund politikës shtrënguese të vendosur nën qeverisjet e mëparshme të qendrës së djathtë.
Kryeministri, partia e të cilit është formacioni i parë politik në vend, është konsideruar si favorit në zgjdhjet presidenciale që do të zhvillohen në muajin nëntor, kur përfundon mandati i dytë i presidentit, Traian Basescu.
Emëruar në muajin maj 2012 si kryeministri më i ri i Rumanisë në moshën 39-vjeçare, Ponta, një ish-prokuror, ka qenë në qendër të polemikave të shumta që prej marrjes së funksioneve./
/ec/ a.jor.