Rumani-Shqipëri të dielën në 
Lyon, rumunët me 3 mungesa kyçe

Rumani-Shqipëri të dielën në <br />Lyon, rumunët me 3 mungesa kyçe
Por sfida ndaj helvetëve ku rumunët siguruan një pikë, i ka kushtuar shumë kombëtares së Rumanisë. Trajneri rumun, Iordanescu, në prononcimin e tij për mediat bëri të ditur se përballë Shqipërisë do të bëjë disa ndryshime në formacion nëse futbollistë si Rat, Pintilli e Stancu nuk arrijnë të riaftësohen në kohë nga dëmtimet respektive.
 
“Morëm një pikë ndaj Zvicrës dhe jemi në lojë për kualifikimin. Tashmë gjithçka varet vetëm nga ne. Duhet të fitojmë me çdo kusht ndaj Shqipërisë edhe pse e dimë që nuk do ta kemi të lehtë. Do të bëjmë ndryshime në takimin e fundit në grup, nëse nuk arrimë të rikuperojmë të dëmtuarit. Razvan Rat ka disa probleme muskulore dhe do të jetë shumë e vështirë që ai të jetë gati pas vetëm 3 ditësh.  Gjendja e Pintillit është akoma edhe më serioze dhe me shumë gjasa do të mungojë ndaj Shqipërisë. Edhe Stancu ndien lodhje fizike, por ai gjithsesi ka më shumë mundësi për t’u riaftësuar në kohë. Kemi në skuadër futbollistë pa eksperiencë në eventimente të mëdha ndërkombëtare, dhe ky fakt ndikon negativisht te ne. Vetëm një lojtar nga 23 futbollistët e grumbulluar ka marrë pjesë më herët në një kampionat Europian”, u shpreh Iordanescu.
 
Ndaj Zvicrës, Rumania kaloi në avantazh me sulmuesin Bogdan Stancu, ndërkohë që barazoi shifrat në pjesën e dytë futbollisti me origjinë shqipëtare Admir Mehmedi. Të dy golat që ka realizuar në këtë europian përfaqësuesja ballkanase i ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
 
Dy persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët udhëtonin me një motor, kanë tentuar të grabisin një supermarket. Grabitësit kanë hasur në rezistencën e punonjësve të biznesit. Por në përpjekje për të penguar grabitësit, këta të fundit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të menaxheres së supermarketit e cila ka marrë një plumb në këmbë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë