Rumania drejt njohjes së Kosovës

Rumania drejt njohjes së Kosovës
Do të ishte gabim në qoftë se Rumania nuk i merr parasysh ndryshimet lidhur me Kosovën dhe “të vazhdojë të mbetet e ngulitur në vijën e parë sikurse ushtari japonez në Oqeanin Paqësor pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë Titus Korlacean.

Këtë deklaratë ministri Korlacean e ka bërë në një televizion rumun, duke u përgjigjur në pyetjen, nëse Rumania do t’i bashkëngjitet trendit evropian sa i përket njohje së pavarësisë së Kosovës.

"Në Kosovë ekziston një realitet poltik, i cili duhet trajtuar në mënyrë inteligjente dhe të hapur ", ka thënë ministri rumun, citon Beta.

“Rumania duhet të shikojë me kujdes se si po zhvillohet dialogu politik në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton. Ky është realiteti të cilin Bukureshti duhet ta ketë parasysh”, tha ministri i jashtëm rumun, Korlacean.

*Marrë nga Telegrafi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve