Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha si dhe përfaqesuesi i BE-së, Clive Rumbold, Foto Florian Abazaj
TIRANE 15 Korrik/ATSH/- Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha si dhe përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Clive Rumbold në një konferencë për mediat diskutuan të martën reformën në media, e cila do kontribuojë për integrimin, dhe hapjen e negociatave.
Duke u ndalur në hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, përfaqësuesi i BE, Rumbold dhe ministrja Gjosha, përmendën si kusht plotësimin e 5 prioriteteve kyçe, duke vënë theksin tek vijimi i reformave dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
"Ka një rekomandim nga KE për fazën e ardhshme për çeljen e negociatave. Por janë 5 prioritetet kyçe që duhet të trajtohen, ato janë një sfidë. Nuk do të ndodhi brenda ditës, por qeveria ka hartuar një plan veprimi për secilin nga këto prioritete kyçe. Ka një axhendë të qartë që duhet ndjekur, dhe ne do të ndjekim nga afër realizimin e këtyre prioriteteve, dhe kështu do ecim përpara për hapin tjetër, për hapjen e negociatave. Por kjo nuk do të ndodhë nesër, ka punë për të bërë. Është lufta ndaj krimit të organizuar, lufta ndaj korrupsionit, reforma në drejtësi. Kërkohet angazhim nga të gjitha palët që kjo të realizohet. Kjo varet nga Shqipëria kur të arrijë këto standarde", tha Rumbold.
Sipas Rumbold, marrja e statusit të vendit kandidat është vlerësim për punën e bërë në vend dhe inkurajim për të ardhmen. Përfaqësuesi i BE-së, apeloi deputetët e Parlamentit të Shqipërisë që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre për atë që qytetarët i kanë zgjedhur si dhe të lënë pas mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha Foto Florian Abazaj
"Parlamenti, Kuvendi është një vend për përfaqësuesit e popullit. Aty janë për të përfaqësuar qytetarët dhe duhet të marrin vendime për të mirën e të gjithëve. Nëse ngelemi tek çështjet individuale dhe debatet, ne po largohemi tek detyra kryesore e parlamentit. Parlamenti ka për detyrë të hartojë dhe miratoje ligje. Kërkohet që politikanët të mos merren me mosmarrëveshje personale por të mendojnë për rolin e tyre përfaqësues, që Shqipëria të shkojë drejt BE. Parlamentarët të punojnë së bashku për interesin e vendit", tha Rumbold.
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, kërkoi nga media të pasqyrojnë drejtë reformën në drejtësi që pritet të ndërmerret sa më shpejt, ndërsa tha se do përparohet edhe me lirinë e mediave.
"Kemi ende shumë punë për të bërë, do vazhdojmë të punojmë çdo ditë që të renditemi në vendet me sigurinë dhe lirinë e gazetarëve", tha Gjosha. Sipas saj, pjesë e këshillit kombëtar të integrimit, do jenë edhe përfaqësues të medias. "Do luani rol deçiziv për etapat e tjera në kuadër të integrimit", tha ajo.
Gjosha theksoi se pa lirinë e medias nuk mund të quhemi shtet demokratik që ecën përpara, një shtet anëtar në BE, dhe për të siguruar këtë një punë shumë e madhe duhet bërë edhe për reformën në drejtësi, është një nga reformat më kryesore që ka të bëjë me çdo qytetar. "Puna kryesore është plotësimi i kësaj reforme. Unë kërkoj punën dhe angazhimin tuaj për pasqyrimin e drejtë të kësaj reforme. Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap para nëse nuk reformon drejtësinë, Na ndihmoni", u shpreh ministrja.
Gjosha iu përgjigj edhe interesit të medias për anëtarët e AMA-s. Sipas saj, e rëndësishme është që anëtarët e saj të plotësojnë kuadrin ligjor të kërkuar. "Paralelisht me këtë, Ministria e Integrimit në bashkëpunim edhe me Kryeministrinë ka kërkuar një mision analizues për institucionet e pavarura duke përfshirë këtu edhe çështjen e AMA-s, të cilët do të vijnë në Shqipëri për të shqyrtuar e analizuar mënyrën e funksionimit të deritanishme dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj", tha Gjosha.
Liria e fjalës dhe e medias në Shqipëri i ka kushtuar taksapaguesve europianë 300 mijë euro, pasi Bashkimi Europian është angazhuar, duke kombinuar, ndihmën politike dhe ekonomike, për të forcuar këtë sektor në vendet që po aspirojnë anëtarësimin në BE.
Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold, në një konferencë të përbashkët me Ministren e Integrimit Klajda Gjosha për lirinë e fjalës, tha se "me rreth 300 mijë euro të taksapaguesve europianë, ne po përmirësojmë perfeksionimin e medias dhe lirinë e medias dhe ky është një projekt që po zbatohet nga Instituti Shqiptar i Medias".
Ne po ashtu, vijoi Rumbold po ndihmojmë rolin e gjykatave në lirinë e fjalës në Shqipëri dhe ky projekt po zbatohet nga Instituti Shqiptar dhe ai Politikave, si dhe po vazhdojmë të shikojmë se çfarë ndodh me anë të një projekti që po zbatohet nga një organizate tjetër. "Ne i ofrojmë vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate, një kombimin të mbështetje politike dhe financiare për të arritur këto objektiva," theksoi Rumbold./a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com