Rummenigge: Ekipet neutrale,
me Bayern në finalen e Champions

Rummenigge: Ekipet neutrale,<br />me Bayern në finalen e Champions
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka marrë mesazhe përkrahjeje nga kolegët në mbarë Evropën për të mposhtur Chelsea në finalen e Ligës së Kampionëve më 19 maj.

Ndarja e barabartë e biletave për të dy skuadrat finaliste do të nënkuptojë se Bayern nuk do ta ndjejë komoditetin e plotë të skuadrës pritëse në Fussball Arena, por Rummenigge beson se shumë prej neutralëve rreth kontinentit do të përkrahin ekipin bavarez.

“Nga e mërkura në mbrëmje, kam marrë një numër të madh mesazhesh telefonike dhe e-maile nga kolegët në mbarë Evropën. Atyre u pëlqen që ne jemi në finale me filozofinë që kemi. Ata po ashtu mendojnë se ne e meritojmë trofeun. Ka shumë tifozë që nuk janë të Bayernit por që do të shpresojnë në fitoren tonë”, deklaroi Rummenigge për të përditshmen gjermane Bild.

Edhe vetë Rummenigge beson se Bayerni e meriton titullin, por pranon se edhe Chelsea do ta kërkojë atë me ngulm. “Ekipi ynë e meriton titullin për shkak të dëshirës së jashtëzakonshme që ka. Por, nuk duhet të jemi shumë euforik. Për Chelsea ky është një shans i madh për ta përfunduar pritjen e gjatë për titullin e parë kontinental. Nuk duhet ti nënçmojmë”, përfundoi Rummenigge.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate