Drejtor Ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka besim se futbollisti holandez Arjen Robben, do të zgjasë kontratën me klubin pavarësisht spekullimeve.
"Unë ju garantoj se asnjë nga yjet e ekipit tonë nuk do të largohet nga klubi. Kontratën me Robbenin veç sa nuk e kemi nënshkruar por e kemi akordin. Ai do të mbetet edhe për shumë kohë te Bayern" tha Rummenigge për gazetën gjermane "Bild".
Presidenti i klubit Uli Hoenness kohët e fundit tha se nuk është i sigurt nëse futbollisti i kombëtares holandeze do të zgjasë kontratën, sidomos pas përleshjes me mesfushorin francez, Franck Ribery.
Kontrata aktuale e Robbenit mbaron në verën e vitit 2013, ndërsa Bayern i ka ofruar atij një marrëveshje të re që do ta mbajë atë në radhët e bavarezëve deri në vitin 2015.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com