Rumania ka hapur këtë të dielë dyert e qendrave zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, të cilat kanë një rëndësi të madhe në stabilitetin politik e ekonomik të një prej vendeve më të varfra Europiane.

Deri më tani favorit i sondazheve dhe pretendent për kreun e shtetit është Kryeministri Victor Ponta, i cili kryeson thellë përballë kundërshtarit, kryetarit të bashkisë me kombësi Gjermane Klaus Iohannis.

Shteti ish-komunist i 20 milion banorëve po kalon nëpër një shkurtim buxhetor të dhimbshëm që prej krizës ekonomike globale. Sipas shifrave zyrtare vendi ka patur një rritje prej 3% gjatë vitit 2014, por korrupsioni dhe evazioni fiskal janë mbizotëruese dhe progresi i implementimit të reformave është i ndërlikuar.

Kandidati për president Ponta është një ish-prokuror, 42 vjeçar, që gjatë fushatës së tij ka premtuar ulje taksash dhe ngritje pensionesh, duke mënjanuar disa skandale që përfshinë fushatën e tij gjatë javës së fundit. Pozicioni i presidentit do t’i jepte partisë së majtë Social Demokrate kontroll të madh pushteti në vend.

Pas votimit të tij, Ponta u shpreh se sot votoi për të mos patur më një tjetër brez sakrificash pas 25 viteve tranzicion, por një vend të bashkuar e të fortë.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)