Aktorja Kristen Stewart edhe pse është ndarë nga ish-partneri i saj Robert Pattinson shpreson në një rikthim me të.
Por është regjisori Rupert Sanders, i cili sipas “The Sun” vazhdon të flirtojë me Kristen duke i dërguar asaj emaile dhe mesazhe në celular.

Sanders tanimë është divorcuar nga bashkëshortja e tij dhe kërkon rikthimin me Kristen pas historisë që patën vitin e shkuar së bashku.
Një burim tha për tabloidin britanik: “Rupert kërkon të nisë një lidhje me Kristen tani që martesa e tij u shkatërrua, por ajo nuk do t’ia dijë për të. Nuk i është përgjigjur mesazheve të tij. Ajo është penduar që u përfshi në një marrëdhënie me të për dhimbjen që i shkaktoi Robertit dhe skandalit që u përhap”.

Ishte pikërisht Stewart ajo që tradhtoi bashkëshortin e saj me regjisorin britanik Sanders.
“Kristen do të donte që gjërat mes saj dhe Robert të ktheheshin si më parë, por duket se kjo është më e vështirë seç e kishte menduar”’ ka thënë më tej burimi.

Ndarja e Stewart dhe Pattinson bëri bujë në mediat e huaja dhe u diskutua shumë.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com