Rusët e serbët duan koncension
A u ka premtuar qeveria Albpetrolin?
Kompania gjigande e naftës e Rusisë Gazprom, sëbashku me degën e saj në Serni NIS, ku zotëron 51% të aksioneve, mund t'i kenë vënë syrin Albpetrolit.
TIRANE- Kompania gjigande e naftës e Rusisë Gazprom, sëbashku me degën e saj në Serni NIS, ku zotëron 51% të aksioneve, mund t'i kenë vënë syrin Albpetrolit. Në revistën e kompanisë ruse të naftës dhe gazit Gazprom shkruhej dy ditë më parë se "në kuadër të operacioneve të saj jashtë vendit, NIS është e interesuar jo vetëmpër të hyrë në ndërmarrje të përbashkëta, por edhe për të marrë asete prodhuese në rajon. Një mundësi për të marrë një aset të tillë në Shqipëri është duke u marrë në konsideratë në këtë zonë operimi bashkë me Gazprom Neft".
Aleksej Oveçkin, drejtor ekzekutiv i kompanisë serbe të kontrolluar nga Moska, tha për "Siberian Oil" se Gazprom Neft, e kontrolluar nga shteti, dhe një nga degët e saj ka në plan të rrisë interesat e saj të biznesit në Shqipëri dhe Greqi dhe të analizojë fillimin e operimit në Angolë. Revista e korporatës Gazprom Neft ka shkruajtur se dega e saj në Serbi, Industria e Naftës e Serbisë (NIS) do të udhëheqë planet e zgjerimit.
NIS ka thënë se "do të zhvillojmë biznesin në Greqi dhe Shqipëri së bashku me Gazprom Neft, meqë kjo do të ishte një detyrë e paarritshme po që se do të ndërmerrej vetëm nga NIS".
Me sa duket, si vështirësi serbët konsiderojnë jo vetëm pamundësinë financiare, por edhe problematikën e hyrjes në tregun shqiptar nga pikëpamja e marrëdhënieve të vështira midis popujve në të dy vendet. Por, duket se me qeverinë punët shkojnë ndryshe. Pavarësisht nga retorikat e Tiranës, importi nga Serbia është rritur me ritme të shpejta, ndërkohë që tregun e energjisë elektrike ka kohë që e sundojnë serbët, sa u përket importeve, që kontrollohen nga kompania Rudnap.
Zërat për një interesim të biznesit rus ndaj hidrokarbureve shqiptare janë dëgjuar edhe më parë. Shumëkujt mund t'i kujtohet përpjekja për të ndërhyrë në procesin e blerjes së kompanisë ARMO me anë të kompanive joruse, si nga Kroacia, etj, por që lidheshin me fije interesi ekonomik me Gazpromin. Këto përpjekje nuk u realizuan dot, por ndoshta interesimi ka mbetur, duke marrë parasysh edhe ekspansionin e vazhdueshëm të Gazpromit në Ballkan. Në një rast, një vit më parë, kryeministri shqiptar Berisha ka përmendur mundësinë e kalimit të një gazsjellësi rus nëpër Shqipëri, por kjo u mohua kategorikisht nga Moska. Aktualisht, në Shqipëri vëmendja është përqendruar te gazsjellësi TAP që nuk ka lidhje me rusët. Por, Albpetroli është në ankand dhe do t'i jepet ofertuesit më të mirë. Ky ankand është i hapur dhe ndërkombëtar dhe në të nuk janë vendosur kushte për përkatësinë nacionale të subjekteve që do të paraqesin oferta.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.5%
Vota total: 1530
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare
27 Dhjetor, 17:34
-
Rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë, ISHP: Në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të dyshuar
27 Dhjetor, 17:33
-
Ishte nisur për pushime me familjen, kryeministri britanik humbet njeriun e dashur
27 Dhjetor, 17:19
-
‘Puna e zezë’, shumë biznese në Lezhë nuk deklarojnë punëtorët, drejtori i Zyrës Punës: Duhet të ashpërsohet ligji
27 Dhjetor, 17:15
-
Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i qepës
27 Dhjetor, 17:09
-
Shfaqet sërish murtaja afrikane e derrave në Lezhë! Ministria e Bujqësisë: U konstatuan 15 derra të ngordhur
27 Dhjetor, 17:08
-
Aktakuzë kundër 5 të dyshuarve për krime lufte në Kosovë
27 Dhjetor, 16:52
-
Sllovakia ofrohet të presë negociatorët e paqes Rusi-Ukrainë, Putin: Jemi dakord
27 Dhjetor, 16:43
-
Miratohet buxheti i bashkisë Vlorë për 2025-ën, opozita kundër! Ja çfarë parashikon
27 Dhjetor, 16:42
-
Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
27 Dhjetor, 16:15
-
Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon
27 Dhjetor, 16:06
-
Tërmeti i fuqishëm godet arkipelagun Kuril në Rusi, forca 6,6 ballë e shkallës Rihter! Historia e luftës Moskë-Tokio për ishujt
27 Dhjetor, 16:01