Rusët gjunjëzojnë të kuqtë, mbyllet
me rezultatin 4-0 Krasnodar-Partizani

Rusët gjunjëzojnë të kuqtë, mbyllet<br />me rezultatin 4-0 Krasnodar-Partizani
Ka përfunduar me rezultatin 4-0 përballja mes rusëve të Krasnodar dhe Partizanit, ndeshje e vlefshme për takimin e parë të “paly off’-it në Ligën e Europës.

Rusët e kanë nisur lojën me një superioritet të dukshëm ku që në minutat e para nuk ka munguar presioni dhe mundësia për të shënuar në portën e Partizanit. Goli i parë për rusët u shënua në minutën e 18 nga Johanzinjo pas një penalltie të akorduar nga arbitri kryesor.
 
Në minutën e 27 Smolov ka dyfishuar shifrat për rusët, duke thelluar më tej rezultatin. Pas golit të dytë vendasit kanë rritur presionin e lojës duke ua vështirësuar edhe më shumë aksionet lojtarëve të Partizanit. 2-0 u mendua se do të ishte rezultati i pjesës së parë, por goli i Jedrzejçzik në minutën e 45 thuajse ka humbur të gjitha shpresat e skuadrës sonë.

Pjesa e dytë ka vijuar të jetë e vështirë për të kuqtë. Në minutën e 73 skuadra kryeqytetase ka pësuar golin e 4-t që u shënua nga Krasnodari.

partizoni
(Momenti i penalltisë, qe u shënua nga lojtari ekipit rus)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron