Aeroplani më i madh i mallrave në botë, Antonov An-225 Mriya 'Ëndrra" e Ukrainës , së bashku me disa avionë të tjerë gjigantë u shkatërruan nga një sulmi rus në aeroportin Antonov në Kiev. Për këtë sulm ka reaguar edhe ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i cili tha se rusëm mund të shkatërrojnë avionin më të madh në botë për mallrat, por jo ëndrrat ë Ukrainës për një shet të lirë dhe demokratik.
"Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 "Mriya" ("Ëndrra" në ukrainisht). Rusia mund të ketë shkatërruar 'Mriya' tonë. Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian. Ne do të triumfojmë", shkruan Kuleba.
Avioni më i madh në botë, AN-225 "Mriya"
Lajmi kryesor: