Ngjarja me tre shtetasit rusë dhe ukrainas në afërsi të uzinës ushtarake të Gramshit ku ata sulmuan me spraj paralizues ushtarët që ruanin objektin, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje kërkesën e Ukrainës që vendet e BE të ndërpresin dhënien e vizave turistike për rusët. Autoritetet shqiptare i kanë akuzuar rusët dhe ukrainasin për spiunazh, ndërsa i kanë kërkuar ambasadës ruse dhe ukrainase në Tiranë të japin informacion të thelluar për qytetarët e përfshirë.
Sipas Euroaktiv incidenti i ndodhur në Shqipëri, ku u arrestuan dy rusët dhe shtetasi ukrainas vjen pas një dileme të vazhdueshme të vendeve të BE-së lidhur me kërkesën e Ukrainës për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në bllok, kërkesë e artikuluar që pas pushtimit rus.
Ukraina po i bën presion BE-së që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në bllok, por ka hasur në reagime të ndryshme, ku disa vende të BE-së që bien dakord ndërsa të tjerët rezistojnë.
Letonia, Lituania dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave të reja turistike menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini. Finlanda njoftoi javën e kaluar se do të ulë përpunimin e vizave në vetëm 10% të rasteve që merreshin në shqyrtim në ditë. Për këtë çështje,vendet e tjera të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Portugalinë, janë treguar më të kujdeshme.
Çështja do të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 31 gusht, ndërsa blloku 27-vendesh do të vlerësojë nëse do të dalë me një qëndrim të unifikuar për vizat afatshkurtra për rusët e zakonshëm.
Ukrainasi Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Ata u arrestaun menjëherë pas sulmit ndaj dy ushtarëve në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi donin të futeshin brenda ndërsa nuk lejohet. Veta ata thonë se janë blogerë e fotografë dhe mohojnë akuzat. Dy ushtarët kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.
Ti bejne nje telefonate ramsit qe te ndaj hyrjen per ruset megjithese tani eshte vone se beharin e kaluan ketu ruset
PërgjigjuKëtu do e degjojmë Edvin shqipfolësin se si do mbrohet duke e mbrojtur prap serboruin Putinin dhe Vucicin!
PërgjigjuA pika qe ste bie, ske turp fare!!!??? Flije mendjen qe ramen do ta kesh aty edhe per disa mandate sepse nuk keni mesuar akoma qe kur te pushoni ju llumi se shari atehere do mendohemi ne se ke do votojme. Deri atehere mesohu me ramen dhe vetem ramen.