20 ushtarë ukrainas të vrarë si dhe 93 të tjerë të plagosur shkaktoi një sulm me raketa i separatistëve pro-rusë në pjesën lindore të vendit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes rebelët patën në objektiv fshatin Zelenopillia në rajonin e Luhanskut, pranë kufirit rus.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se përgjegjësit për këtë sulm "do të gjenden dhe do të eliminohen". Ai tha se për çdo ushtar ukrainas të vrarë, rebelët do të paguajnë me jetën e "qindra vetëve nga radhët e tyre."
Në Ukrainën lindore janë shtuar luftimet që nga fundi i qershorit, kur skadoi armëpushimi. Që nga ajo kohë, forcat ukrainase i kanë dëbuar rebelët nga disa qytete, si Slovyansku, që ishte bastioni i tyre kryesor.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)