TIRANE - Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës diskutuan përmes debatesh ndryshimet në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Në këtë kuadër zëvendësministri i Financave Alfred Rushaj deklaroi se synohet nxitja e investimeve të huaja së pari në fushën e energjetikës.
“Me këtë propozim kësaj kategorie u hiqet, jo vetëm TVSH-ja mbi makineritë dhe pajisjet që importojnë, por u hiqet TVSH-ja edhe hekurit edhe çimentos, pra dy lëndëve kryesore të para që do të përdoren në ndërtimin e këtyre veprave”, tha Rushaj.
Deklarimet hasën në reagimin e deputetëve të opozitës sipas të cilëve me rëndësi është lehtësia për agrobiznesin.
“Nuk e di sa e dini ju si Ministri Financash, kjo nuk lidhet vetëm me hekurin dhe çimenton, por lidhet totalisht me afera korruptive”, u shpreh deputeti socialist Erjon Braçe.
Nuk mungoi reagimi i kreut të komisionit Edmond Spaho që akuzoi opozitën se nuk pozicionohet qartë nëse mbështet apo jo investimet.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com