Rushdi Pulaha: Nuk bëhet
drama shqipe me konferenca

Rushdi Pulaha: Nuk bëhet<br />drama shqipe me konferenca
TIRANE- Dramaturgu i njohur Ruzhdi Pulaha mendon se talenteve iu është prerë rruga nga institucionet shtetërore që ta zhvillojnë dramën shqipe. Ai mendon se nuk ka krizë të dramës shqipe, por të teatrit.
 
Profesor Pulaha, ju jeni një nga dramaturgët që jo vetëm keni punuar shumë me dramën shqipe, por kemi bërë publike në media edhe shqetësimet që ka në këto 20 vjet. Sa me vlerë e konsideroni këtë konferencë?
-Konferencat për krijimtarinë janë gjithmonë të dobishme, veçse arti nuk bëhet me konferenca, bëhet me punë. Por avantazhi është që pas shumë kohësh u takuam të gjithë bashkë dhe qamë hallet që kishte teatri. Thelbi i kësaj çështjeje është që nuk ka një krizë të dramës shqipe, ka një krizë të teatrit. Drama fundi i fundit është një gjini që vihet në skenë dhe pa bashkëpunimin me regjisorët, producentët, skenografët është vështirë të zhvillohet. Besoj se pas kësaj konference shumë gjëra do të ndryshojnë. U hodhën disa piketa të mira për jetën e teatrit dhe kryesisht për dramën e aktualitetit. Arti është lubrifakanti më i mirë për problemet e mëdha që ka në shoqëri. Në periudhën e kaluar kur arti ishte politizuar, letërsia dhe dramaturgjia sigurisht, politika e përdorte për të afirmuar ideologjinë e vet teatrin. Por të mos harrojmë se çdo shoqëri ka nevojë të afirmojë vetveten në atë sistem shoqëror që jeton. Arti, teatri krijojnë modelet e njeriut në një shoqëri të caktuar. Fundi i fundit drama është një gjini që vihet në skenë, në bashkëpunim. Piketat për një stad të ri bashkëpunimi u vunë. Jeta jonë është e mbushur me drama, komedi. 
 
Është krijuar një ide nga një pjesë e kolegëve tuaj se drama shqipe ka shumë, por s’kanë vlerë?
-Unë nuk pajtohem gjithmonë me këtë mendim. E thashë edhe më sipër se është mungesa e interesimit të teatrit për dramën shqipe. Teatri e pret t’ia bien dramën të gatshme. Drama krijohet në teatër. Drejtoritë e teatrit kanë qëndruar shumë larg nga autorët dhe regjisorët. Ka autorë që kanë tre vjet që nuk marrin përgjigje nga një regjisor apo nga një drejtor teatri.
 
Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan