"Rusi 2018", De Biasi: Ende i 
shokuar nga humbja me Izraelin

shokuar nga humbja me Izraelin">
Gianni De Biasi trajneri i Shqipërisë ka folur sërish për mediat italiane duke u shprehur se është ende i shokuar nga humbja ndaj Izraelit. Për “tuttomercatoweb.com” ai ka thënë: ”Jam ende i shokuar nga humbja 3-0 ndaj Izraelit dhe shpresoj që ta rimarrim veten.Në fillim të fushatës kualifikuese e dinim që do të ishte e vështirë pasi Italia dhe Spanja kanë cilësi të mëdha.Tek Italia trajneri Ventura po u jep dorë të rinjve gjë që do të thotë se do ketë gëzim në të ardhmen”.

Trajneri pyetet edhe për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj dhe deklaron: "Në aspektin taktik ka qënë gjithmonë i zoti.Hysaj mbron dhe sulmon mjaft mirë është vetëm 22 vjeç dhe mund të përmirësohet më shumë”.

Në fund De Biasi flet edhe për ndeshjen e radhës që është pikërisht ndaj Italisë dhe mundësinë që ka patur për të marrë drejtimin e “të kaltërve”.

Në ndeshjen ndaj Italisë kam stimuj për të bërë më mirë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve bëjnë tifo për Italinë. Kam qënë shumë pranë stolit të Italisë por ka qënë dikush, një person i vetëm që më ka penguar dhe unë e di se kush është”, përfundon De Biasi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve