Rusi 2018, De Biasi me dhimbje
koke para ndeshjes me Lihtenshtejnin

Rusi 2018, De Biasi me dhimbje<br />koke para ndeshjes me Lihtenshtejnin
Shqipëria vazhdon përgatitjet për ndeshjen e 6 tetorit përballë Lihtenshtejnit. Kuqezinjtë ndodhen në një moment të vështirë, pasi përpos largimeve të disa lojtarëve drejt Kosovës dhe presionit po përballen edhe me dëmtimet.
 
Përpos mungesës së Manajt në dyshim është edhe Sadiku. Sulmuesi nuk është stërvitur me ekipin, ndërsa në orët e fundit do të vendoset nëse do të luajë apo jo.
 
Megjithatë De Biasi duket se nuk do të rrezikojë me sulmuesin për ta pasur 100% në ndeshjen me Spanjën 3 ditë pas ndeshjes së parë.
 
Presioni është i madh para ndeshjes me modestët, pasi edhe barazimi është i ndaluar, ndërsa për humbjen as që diskutohet, pasi mund të rrezikonte stolin e De Biasit.
 
Përsa i përket seancës së parë stërvitore, vëmendjen e kanë marrë të rinjtë e afruar Grezda, Latifi dhe Llullaku që është ftuar pas paraqitjes së mirë ndeshjet e fundit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë