"Rusi 2018", ndeshja me Turqinë
Kosova rikthehet në Shkodë

Kosova rikthehet në Shkodë">
Ndeshja Kosovë-Turqi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Njoftimi është publikuar nga Federata Turke e  Futbollit, ku në një deklaratë të saj bën të ditur se për shkak të mungesës së një stadiumi në Kosovë, i cili plotëson kriteret e UEFA-s, përballja mes dy kombëtarëve do të zhvillohet në “Loro Boriçi”.

Ndërkohë ndeshja është caktuar të zhvillohet në datën 11 qershor.

Kjo është ndeshja e dytë që Kosova do të zhvillojë në Shkodër, pasi edhe ndeshjen kundër Kroacisë, Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos