Është hedhur në Nyon të Zvicrës shofrti për fazën play-off të kualifikuesve të Kupës së Botës "Rusi 2018". Italia duhet të kalojë pengesën Suedi, për të siguruar biletën në finalet e Botërorit të vitit të ardhshëm.

Katër herë fituesit e botërorit ishin në të njëjtin grup me Shqipërinë në kuafikuese, por u renditën të dytët dhe për rrjedhojë do duhet të luajnë dy sfida vendimtare kundër suedezëve për të marrë pjesë në "Rusi 2018".

Çift interesant dhe mjaft i nxehtë është edhe përballja ballkanase Kroaci-Greqi. Irlanda e Veriut do ndeshet me Zvicrën e shqiptarëve dhe Danimarka me Republikën e Irlandës. ​Ndeshjet për fazën play-off dhe të fundit të kualifikueseve të Botërorit për zonën Europiane, do luhen në datat 9 dhe 14 nëntor. 

shorti
(Çiftet e fazës play-off të kualifikueseve të Botërorit)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com