/ATSH-AFP/ - Banka Qendrore ruse njoftoi sot rritjen e normës bazë të interesit në 17 për qind, një rritje me gjashtë pikë e gjysmë, ndërkohë që rubla është përballur dje me një rënie të ndjeshme duke humbur 10 për qind të vlerës së saj.
"Vendimi ka si qëllim për të limituar zhvlerësimet e konsiderueshme të rublës", theksoi në një komunikatë Banka Qëndrore ruse.
Monedha ruse regjistroi dje rënie në nivele rekord përballë euros dhe dollarit. Euro arriti në 80,09 rubla kundër 72,81 rubla një ditë më parë dhe dollari në 64,23 rubla kundër 58,18 rubla.
Në rënie që prej disa javësh, rubla ka njohur dje një prej ditëve më të këqija që prej periudhës që pasoi falimentimin e Rusisë në vitin 1998.
/Shqiptarja.com