Mundësi rus i natyralizuar në shqiptar Zelimhkan Abakarov, shkon në finalen e Botërorit pasi mposhti në gjysmëfinale kundërshtarin serb, pikërisht në Beograd.

Finalja do të mbahet nesër në orën 18:00.

‘Zelimkhan Abakarov shkruan historinë në Beograd. Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet duke mundur në gjysmëfinale kundështarin e tij serb Stevan Micic (medalist olimpik). Abakarov ka siguruar medaljen e argjendtë me këtë fitore tepër dominuese. Pas kësaj arritje tepër të madhe të shtunën në orën 18:00 ai lufton për titullin kambion botë përball amerikanit Thomas Gilman.’- njofton Federata Shqiptare e Mundjes.

Pamje nga ndeshja

Pamje nga ndeshja