MOSKË - Skenaristi i njohur rus Juri Arabov po debuton si regjisor me filmin "Gratë ruse", që i dedikohet Shqipërisë së viteve 1960 dhe fatit tragjik të grave ruse, të cilat u bënë viktimat e para të regjimit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha.
"Ky projekt është zhvilluar që 4-5 vjet më parë. U krijua me nismën e një firme franceze dhe me mbështetjen e Ministrisë shqiptare të Kulturës", - citon ZR, Juri Arabovin.
Në këtë film bëhet fjalë për persekutimin e grave ruse, kryesisht filologe, gjuhëtare, të cilat u martuan me shqiptarë. "Filmi i dedikohet pikërisht këtyre grave të sofistikuara, të kulturuara ruse, drita e diturisë së të cilave vazhdon të përhapet deri tani në këtë vend, të cilat i kujtojnë me mirënjohje e adhurim të sinqertë.
"Kujtimi për to është ruajtur i gjallë në mënyrë mjaft prekëse deri sot e kësaj dite", - tha Juri Arabov, duke theksuar se ky do të jetë megjithatë "një film mbi diktaturën, e cila gjithmonë përfundon, ndërsa pas saj vjen ajo që vjen".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com