Rusia deklaroi sot se lideri koreanoverior, Kim Jong Un nuk do të jetë i pranishëm në paradën e Ditës së Fitores në Moskë, më 9 maj.
"Ai vendosi të qëndrojë në Phenian", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov duke iu referuar burimeve koreanoveriore.
"Pheniani informoi Moskën për vendimin e Kimit që lidhet me çështje të brendshme të Koresë së Veriut", sipas agjencive ruse të lajmeve.
Pjesa më e madhe e liderëve perëndimorë nuk do të shkojnë në këtë paradë që përkujton 70-vjetorin e fitores mbi fazhizmin në Luftën e Dytë Botërore për shkak të qëndrimit rus ndaj Ukrainës./ atsh/