GROZNI - Në Republikën Autonome të Çeçenisë të Federatës Ruse si pasojë e konflikteve mes militantëve dhe forcave të sigurisë, numri i vdekurve arrin në 19.
 
Sipas një deklarate të bërë nga Komiteti Anti-Terrorizëm Kombëtar gjatë konflikteve mes militantëve me policinë, militantët morën nën kontroll "Shtëpinë e Gazetarëve" dhe një shkollë. Gjatë konflikteve u vranë 10 forca të policisë dhe 9 militantë, gjithashtu u plagosën edhe 28 forca policie.
 
Presidenti çeçen, Ramzan Kadirov në një njoftim ka theksuar se ka të dhëna që tregojnë se militantët kanë lidhje me Doku Umarov. "Kemi regjistrimin e zërit të vëllait të Doku Umarov. Pasi ka mbledhur shokët i ka dërguar në Grozni për të shkaktuar zhurmë. Ne mendonim se do të kryenin sulmin me datë 12, por ata e realizuan sot".
 
Kadirov thekson se operacioni është kryer, duke pohuar se do të punojnë në mënyrë që të mos ndodhin ngjarje të tilla në rajon. Burimet lokale, bëjnë të ditur se me përfundimin e operacioneve qytetarët i janë rikthyer jetës normale, ndërsa masat e sigurisë janë në vazhdim, duke u kryer kontrolle të identitetit në pikat e hyrje-daljeve. /Anadolu Agency/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)