/ATSH-AFP/ - Kremlini refuzoi të komentonte raportin e publikuar sot nga bashkëpunëtorët e afërt të opozitarit, Boris Nemtsov vrarë në muajin shkurt, përsa i përket provave të hollësishme për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë.

"Nuk kam dijeni për këtë çështje dhe për këtë arsye nuk mund të them asgjë", deklaroi zëdhënësi Dmitri Peskov, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Në një raport prej 64 faqesh, i titulluar "Putin. Lufta", hartuar veçanërisht nga puna hetimore e realizuar nga Boris Nemtsov para se të vdiste, autorët, veçanërisht opozitari, Ilia Iashine, konfirmuan se do të paraqesin prova të hollësishme dhe fakte nga dëshmitarët kyç për ndërhyrjen ushtarake ruse në konfliktin mes prorusëve dhe forcave properëndimore të Kievit në lindje të Ukrainës./