MOSKË - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, do të takohet më 18 nëntor me homologun e tij gjerman, Frank Walter Steinmeier, në Moskë, njoftoi sot zëdhënësi i diplomacisë ruse, Alexandre Lukaçeviç.
"Ne presim në 18 nëntor ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier. Njëra nga temat që do të diskutohet do të jetë situata në Ukrainë", njoftoi Lukaçeviç.
Dy burrat do të takohen në një momnet kur presioni është rritur javët e fundit mbi Rusinë pas akuzave të Kievit dhe të NATO-s mbi hyrjen e trupave ruse në lindjen separatiste të Ukarinës, ndërkohë që Moska përgënjeshtron.
Të martën, kancelarja gjermane, Angela Merkel, megjithatë njoftoi se Bashkimi Evropian nuk parashikon masa të reja kundër Rusisë, por la mënjanë mundësinë e zgjerimit të listës së përgjegjësve ukrainas prorusë që do të preken nga sanksionet tashmë të aplikuara./ATSh/
/Shqiptarja.com