RUSI - Këtë vit në Moskë është festuar Krishtlindja më e ngrohtë e të gjitha kohërave. Në datën 25 dhjetor, rreth orës 2 pas mesnate me orën lokale, temperaturat janë rritur deri në 3,5 gradë, diçka që ndodh për herë të parë në një ditë Krishtlindje në qytetin e Moskës, që prej vitit 1910-të. 

Disa prej njerëzve janë shprehur të kënaqur nga kjo gjë duke pasur një kohë pranverore, por nuk ka ngjasuar aspak me atmosferë Krishtlindje. Ndërsa disa të tjerë nuk e kanë vënë re aspak një gjë të tillë. 

Dëbora e parë për këtë vit në Moskë u verifikua shumë herët, që në muajin tetor. 

Por sipas shërbimeve metereologjike vendase, pritet që temperaturat të rriten deri në 5 gradë celcius, duke tejkaluar kështu mesataren e stinës dhe duke rrezikuar që Viti i Ri në Moskë të festohet pa dëborë.


(v.gj/shqiptarja.com)