Më shumë se 100 000 persona morë pjesë sot në marshimin e organizuar në Moskë në kujtim të opozitarit, Boris Nemtsov, opozitari dhe ish-kryeminsitri rus i vrarë dje pranë Kremlinit, sipas një prej organizatorëve të marshimit.
“‘Ai humbi jetën për të ardhmen e Rusisë’ apo ‘Ai u vra për një Rusi të lirë”’, lexohej në pankartat e manifestuesve në Moskë”. Në Shën-Petersburg, qyteti i dytë në vend, të paktën 2 500 persona janë mbledhur gjithashtu për të nderuar kujtimin e opozitarit rus.
Boris Nemtsov, lideri i opozitës antiPutin dhe ish-zëvendëskryeministri liberal i epokës së presidencës së Boris Jelcinit, u vra në ndërkohë që ecte në qendër të Moskës. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, politikani ishte shënjestër e katër plumbave.
Nemtsov u godit nga persona që zbritën nga një makinë, pranë Kremlinit, sipas Juri Barminit, mik dhe bashkëpunëtor në luftërat politike të tij. Sipas medias, Nemtsov ishte në shoqërinë e një gruaje. Nemtsov, 55 vjeç, ishte parë si zëvendësues i mundshëm i Jelcinit në Kremlin.
Guvernator i Nizhni Novgorodit, ai ka mbajtur shumë poste të rëndësishme në Moskë duke u imponuar si reformator.
Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi dje, pas vrasjes së opozitarit, Boris Nemtsov se do të bëhej gjithçka që organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij krimi të rëndë dhe cinik të merrnin dënimin e merituar.
”Boris Nemtsov ka lënë gjurmë në historinë e Rusisë, në jetën politike dhe shoqërore. Ai ka shprehur gjithmonë hapur dhe ndershmërisht qëndrimet e tij”, deklaroi presidenti rus në një mesazh ngushëllimi për Dina Eidman, mamaja e Boris Nemtsov.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rusi, vritet kundërshtari i Putin lideri i opozitës Boris Nemtsov