Rusi/ Mister 'alergjia' e liderit opozitar Aleksei Navalny, mediat: Mund të jetë helmuar

Rusi/ Mister 'alergjia' e liderit opozitar Aleksei Navalny, mediat: Mund të jetë helmuar

Shtohet misteri i kurimit nga alergjia i liderit të opozitës ruse Aleksei Navalny, i dënuar me 30 ditë burg  dhe i akuzuar si organizues i protestave në kryeqytetin Moskë.

"Aleksei Navalny është shtruar urgjent në spital me simptoma alergjia", thuhet në raportin e parë të lëshuar nga autoritetet e spitalit ku qëndron për tu mjekuar Navalny.

Sipas një mjeku të familjes dhe shumë përkrahësve të tij, Aleksei Navalny mund të jetë helmuar në burg me një substance kimike të panjohur.

Shumë gazetarë dhe aktivistët, të cilët nxituan menjëherë për në spital në shenjë solidariteti, u arrestuan nga policia.

Kreu i klinikës, Olga Sharapova, e cili është gjithashtu deputet e Dumës, tha se konsultimet me mjekët e jashtëm janë të ndaluara.

Simptomat e Navalny-t korrespondojnë, sipas një shënimi nga mjeku, tek konjuktiviti akut dhe dehja e përgjithshme, të cilat kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

Simptoma alergji duket se nuk e ka bindur zëdhënësen e Navalny, Kira Yarmysh dhe avokaten e tij, Olga Mikhailova, të cilat thonë se Aleksei Navalny nuk ka vuajtur kurrë nga ndonjë alergji. Prandaj hipoteza e helmimit për gazetarin anti-korrupsion i cili në këtë periudhë po organizon protesta kundër përjashtimit të disa kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme komunale, duket e dyshimtë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ha ha ha: 29/07/2019 12:57

    Putini si Stalini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?