RUSI - Ministrat e Financave të G20 kanë nisur bisedimet në forumin dy ditor në kryeqytetin rus. Bisedimet janë fokusuar në të ashtuquajturat “luftërat e valutave”, ku shtetet po përpiqen të gjejnë zgjidhje mbi luhatjet e valutave të tyre për të rritur kështu ekonominë kombëtare.
Megjithatë, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Angel Gurria, tha se kërcënimi nga “luftërat e valutave” është në intensitet më të vogël, sesa dy ose tre vjet më parë.
Ndërkohë Ministrat e Financave të Gjermanisë, Britanisë dhe Francës kanë ndërmarrë iniciativën për disa rregulla globale taksash për të shmangur evazionin fiskal të koorporatave të mëdha.
Berlini, Londra dhe Parisi do të kërkojnë mbështetjen e udhëheqësve të tjerë botërore në samitin e G20 në Moskë.
Ky propozim synon që të parandalojë koorporata, që kanë prirje të zhvendosin kapitalet e tyre drejt vendeve me lehtësira fiskale.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se duhet të ofrojmë një politikë efektive për nxjerrjen e ekonomisë nga stanjacioni.
Takimi i G20 është organizuar nga Rusia për herë të parë dhe përfshin ekonomitë më të mëdha edhe ato në zhvillim, që llogaritet të përbëjnë 90 për qind të ekonomisë botërore.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com